Aleksandër Vuçiq duhet ta pranon realitetin, nuk mundë të hapë front kundër 116 shteteve anëtare të OKB-s pse e njohën Kosovën

Aleksandër Vuçiq duhet ta pranon realitetin, nuk mundë të hapë front kundër 116 shteteve anëtare të OKB-s pse e njohën Kosovën
Aleksandër Vuçiq duhet ta pranon realitetin, nuk mundë të hapë front kundër 116 shteteve anëtare të OKB-s pse e njohën Kosovën

Blerim Burjani

  • 17 April 2024 - 07:28

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Pra Vuçiq dhe vartësit e tij sikur nuk po duan të shohin se është gati 2/3 e shteteve anëtarë të OKB-së që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës dhe për këtë arsye nuk ka pse të zhgënjehet e të inatoset. Lokomotiva e Kosovës për tu bërë anëtare e BE-së ka nisur të ecë nëpër binar të sigurt dhe këtë duhet ta ketë parasysh si akt të kryer Aleksandër Vuçiq me bashkëveprimtarët dhe bashkëmendimtarët e tij që kanë mentalitet të së kaluarës së Millosheviqit.

-Realisht është tepër e pa kuptueshme sjella kaq destruktive e Serbisë në raport me Kosovën, madje duke shkelur në mënyrë të hapur e shumë agresive edhe marrëveshjet për të cilat palët janë akorduar për ti pranuar e zbatuar. Kjo ka të bëjë edhe me mos pengimin e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, sikur që është tani rasti i Këshillit të Evropës. Vuçiq nuk e ka asnjë arsye të drejtë të zhgënjehet për shkak të asaj që po ndodhë rreth Kosovës, pozicionimi pozitiv i shumicës së shteteve të BE-së për anëtarësim në KiE, pasi që ai si president i shtetit, dhe e tëre Serbia e dinë që Kosova njihet nga gati tërë BE-ja , përjashto ati 5 shtete që akoma po mbajnë qëndrim neutral të rezervuar, dhe janë 116 shtete anëtare të OKB-së që e kanë pranuar shtetin e Kosovës.

Pra Vuçiq dhe vartësit e tij sikur nuk po duan të shohin se është gati 2/3 e shteteve anëtarë të OKB-së që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës dhe për këtë arsye nuk ka pse të zhgënjehet e të inatoset. Lokomotiva e Kosovës për tu bërë anëtare e BE-së ka nisur të ecë nëpër binar të sigurt dhe këtë duhet ta ketë parasysh si akt të kryer Aleksandër Vuçiq me bashkëveprimtarët dhe bashkëmendimtarët e tij që kanë mentalitet të së kaluarës së Millosheviqit. Nuk duhet pra të habitet fare pse Kosova bëhet anëtare e KiE-së. Pra tash kjo po dihet që Kosova nuk mundë të ndalet dhe të privohet nga anëtarësimi në organizata edhe tjera ndërkombëtare, pra këtu nuk ka vend për kurrfarë zhgënjimi, ky është realitet që do të ndodhe , pra anëtarësimi në shumicën e organizatave ndërkombëtare,këto absurde apo budallakina nacionaliste , hegjemoniste , apetite për uzurpime territoresh. Kjo është politik e çmendur për këtë shekull, pra e kaluara nuk jeton më në këtë regjion. Kosova tash më i ka gjasat e plota për anëtarësim në KiE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".