Aleksandër Vuçiq përjeton shok të rëndë pas dështimit të lotimit për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në KiE

Aleksandër Vuçiq përjeton shok të rëndë pas dështimit të lotimit për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në KiE
Aleksandër Vuçiq përjeton shok të rëndë pas dështimit të lotimit për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në KiE

Gani Qarri

  • 17 April 2024 - 07:31

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Përfundimisht edhe vet presidenti kriminel serb Vuçiq, duke parë vendosmërinë e shumicës dërmuese të eurodeputetëve për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ka filluar ta pranojë me dëshpërim, dështimin e rëndë, të aksionit serb, për lobimin e kotë, kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, pasi që tanimë është e sigurt se shteti i pavarur i Republikës së Kosovës, siguroi mbështetjen e duhur edhe në raundin e dytë të votimit.

-Dhe për ta mbuluar këtë dështim të nismës ekstreme të kriminelit Vuçiq, ai pa fol me të Zotin e Shtëpisë, ka nisë ti premtojë (në erë) minoritetit serb, se do të bëhet Asociacioni i kërkuar nga Serbia, ashtu siç e kanë firmosur kuislingu Hashim Thaçi dhe renegati jugo komunist Isa Mustafa. E tanimë kur çështja e votimit pozitiv për pranimin e Kosovës në KiE, është garantuar, dhe Vuçiq është detyruar të dorëzohet, ai po tenton ta fsheh goditjen e rëndë që ka pësuar bashkë me grupin e tij ekstremist serb, ndaj po tenton t’i impresionojë me mashtrim, minoritarët serb duke ju treguar edhe atyre, se anëtarësimi i Kosovës në KiE do të kalojë, por edhe draftin për "asociacionin" Qeveria e Kosovës, do ta dërgojë, sipas tij, më 10 maj, e në periudhën vijuese, të formohet?! Është shumë interesant, se si krimineli Vuçiq, megjithëse ka paralajmëruar dërgimin e draft statutit, nga Qeveria e Kosovës, për "asociacionin" në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, ai përsëri po tenton ti mbajë minoritarët serbë në tension dhe vazhdon ti ushqej ata me urrejtje kundër Kosovës duke deklaruar se ka rrezik që Qeveria ta përdor si trik dërgimin e statutit në Gjykatën Kushtetuese vetëm sa për tu arsyetuar para faktorit ndërkombëtar se bëri hapin e kërkuar.

Madje Vuçiq, akuzon pa asnjë argument Qeverinë e Kosovës, se si ajo, do të gjej mënyra të tjera për ta pamundësuar jetësimin e statutit për formimin e asociacionit, sipas marrëveshjes që mban firmat e Thaçit më 2013 dhe të Isa Mustafës, më 2015, duke harruar se tani jemi në vitin 2024 dhe kohërat bashkë me gjendjen në veri, kanë ndryshuar shumë, ku shteti i Kosovës ka shtri shtetësinë edhe në veri, dhe kontrollon çdo pjesë të territorit të vet! Krimineli Vuçiq u përpoq ta zbehte sado pak votimin pozitiv për pranimin e Kosovës në KiE, duke u arsyetuar se me që “nisma e Kosovës” do të kalojë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, beteja kryesore me shumë gjasa do të zhvillohet më 16 maj në Këshillin e Ministrave, andaj ndërkombëtarët sipas Vuçiqit, kanë krijuar një trik të ri dhe më 10 maj do të thonë se aktin e draft-statutit të asociacionit, jo atë që nënshkruan Thaçi e Mustafa, por këtë që evropianët e kanë propozuar, do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese, për ta vlerësuar kushtetutshmërinë, dhe kjo është e tëra, ajo që do të ndodhë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".