Piramidat nënujore pranë Kubës

  • 23 May 2016 - 15:31
Piramidat nënujore pranë Kubës

Këto piramida të zbuluar jashtë bregut të Kubës në vitin 2001, pas një publiciteti të madh u injoruan tërësisht. Madje ishin bërë premtime për hulumtime të mëtutjeshme të financuara nga korporata të mëdha. Por, pse është heshtur?

A ishte Fidel Castro ai që nuk ka lejuar hetime të mëtutjeshme? Por, tani që qeveritë e Amerikës dhe Kubës janë sërish miqësore, ndoshta do të mund të financohej hulumtimi për të zbuluar nëse ka simbole në këto struktura antike, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në vitin 2001 një ekip i eksploruesve kanadezë duke punuar jashtë bregut perëndimor të Kubës ka zbuluar gërmadhat e një qyteti të ndërtuar mijëra vjet më parë. Duke vlerësuar se do të kalonin së paku 150 mijë vjet për struktura të tilla të përfundojnë në thellësinë në të cilën janë zbuluar, e më pas duke e llogaritur edhe ndërtimin, ka gjasa që të kemi të bëjmë me një lokacion që mund të jetë 200 mijë vjet i vjetër. Hulumtuesit kanë përdorur pajisje të sofistikuara për t’i zbuluar dhe filmuar strukturat nën më se 6 mijë metra nën sipërfaqen e detit. 

(Kosova Sot)