Një zë i çuditshëm dëgjohet në Detin e Karaibeve

  • 24 June 2016 - 16:23
Një zë i çuditshëm dëgjohet në Detin e Karaibeve

P ërpos zhurmës së anijeve dhe jetës detare, nga Deti i Karaibeve është duke dalë edhe një zë tjetër. Ai mund të jetë tepër i ulët, që të dëgjohet nga veshi i njeriut, por kjo mund të detektohet nga hapësira,raporotn Gazeta Kosova Sot

Shkencëtarët kurrë nuk kanë parë, apo dëgjuar diçka të tillë. I vendosur në juglindje të Gjirit të Meksikës, Deti i Karaibeve paraqet një basen të madh, të kufizuar nga Amerika latine, Amerika Qendrore dhe Ishujt e Karaibeve. Kur shkencëtarët e Liverpulit vendosën që ta studionin dinamikën e Detit të Karaibeve, ata hasën në diçka bizare. Ata panë një luhatje të madhe të presionit.

Ata vërejtën se Deti i Karaibeve ndikon në formimin e një fishkëllime gjigante. A thua çka d.m.th. ky zë dhe, a paraqet ndonjë rrezik për ne? 

(Kosova Sot)