Drita misterioze mbi Florida shkakton panik të vërtetë

  • 22 July 2016 - 09:24
Drita misterioze mbi Florida shkakton panik të vërtetë

Një dritë jo e rëndomtë, e cila vitin e kaluar ishte vërejtur mbi qiellin e Floridës së jugut, përsëri është bërë temë e rëndësishme në internet. Në faqen në FB “Bestagram Azerbaijan” tash vonë është paraqitur një video incizim nga shtatori i vitit 2015, ku mund të shihet drita jo e rëndomtë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Videoja shpejt u përhap në rrjete sociale, ku shumë përdorues të tyre filluan me panik të kërkonin ndonjë shpjegim për këtë fenomen.

Jashtëtokësorët, meteorët apo personazhi i njohur Goku nga seria “Dragon ball” janë vetëm disa nga përgjigjet që kishin filluar të paraqiteshin, derisa dikush e vendosi linkun e portalit “Miami Herald”, ku sqarohej ky mister. Bëhet fjalë për gjurmën e lënë nga raketa ‘Atlas V’, me anë të së cilës ishte lansuar sateliti i marinës amerikane mbi Kejp Kanaveral. 

(Kosova Sot)