Personazhe të errëta nga periudha viktoriane

  • 22 July 2016 - 20:59
 Personazhe të errëta nga periudha viktoriane

Periudha viktoriane dha një grup të paprecedent dhe të suksesshëm të mendimtarëve, shkrimtarëve, mistikëve, spiritualistëve, shpikësve, etj. Ja disa nga figurat më të errëta të kësaj epoke,raporotn Gaazeta Kosova Sot 

Sarah Winchester Gruaja e prodhuesit të armëve, William Winchester, thuajse tërë jetën e kishte kaluar e izoluar. Ajo kishte paguar një person me aftësi parashikuese, ku ky person i tha asaj se ajo ishte duke vuajtur dhe duke u përndjekur nga shpirtrat e të vrarëve nga armët e burrit të saj. Sarah vendosi që t'i vazhdonte ndërtimet në vilën e saj, në mënyrë që shpirtrat të mos mund ta gjenin. Pjesa më e madhe e ndërtimeve në këtë shtëpi janë të kota, p.sh. shkallë që nuk çojnë kund, dyer që nuk çojnë kund, etj. Ajo që është më ironike, në një labirint të tillë, shpirtrat vetëm sa do të kurthoheshin, sesa që do të detyroheshin të iknin. Tani bëhen vizita turistike në këtë shtëpi, ku besohet se jeton ende shpirti i Sarah-s. Për të është bërë edhe një film, "Mrs. Winchester's House".

Image

 

 

 

Harry Houdini Ky magjistar/performues ishte një figurë tragjike e artit. Ai u bë i njohur pas demaskimit që ua bëri fizikanëve dhe mediumeve të lëvizjes spiritualiste. Ai ishte i preokupuar me humbjen e nënës së tij dhe i kishte thënë gruas se, pasi që të vdiste, do të përpiqej që t'ia dërgonte nënës së tij një porosi. Ata u dakorduan rreth mesazhit që do t'ia dërgonin. Pas vdekjes së Houdinit, gruaja e tij bashkëpunoi me shumë spiritualistë për ta bartur këtë mesazh, por më kot. Rreth tij është bërë filmi "Houdini."

Image

 

 

Charles Darwin Ky naturalist dhe gjeolog bëri nam në botë, duke treguar lidhjen midis mbijetesës së specieve dhe aftësisë së tyre që të përshtaten apo të evoluojnë me kalimin e kohës. Ai u ballafaqua me një zemërim të madh, si nga autoritetet shtetërore, po ashtu edhe nga ato kishtare, por ato nuk mundën ta mohonin logjikën e pohimeve të tij. Edhe për të është bërë një film, i quajtur "Creation."

Image

 

Aleister Crowley Ky magjistar okultist dhe poet ishte një personazh i zymtë dhe turbulent, i cili kishte udhëtuar nëpër botë, ishte një hedonist i madh dhe ishte në kërkim të një mirëkuptimi spiritual, gjë që çoi deri te obsesionimi i tij me magjinë personale. Ai ishte kritik social dhe praktikues i arteve të errëta magjike. Për të është bërë filmi dokumentar "Masters of Darkness: Aleister Crowley."

 

Image

 

Mbretëresha Victoria Pas vdekjes së tre vëllezërve të të atit, nuk mbeti asnjë trashëgimtar i fronit, pos saj. Ajo u martua me kushëririn e parë të saj dhe lindi nëntë fëmijë. U rrit në izolim dhe me masa tepër të ashpra, kështu që kjo u pasqyrua në tërë shoqërinë gjatë sundimit të saj. Ajo kurrë nuk e mori veten tërësisht pas vdekjes së burrit, kështu që melankolia dhe pikëllimi e karakterizojnë tërë epokën e saj. Për të është bërë filmi "The Young Victoria". 

 

Image

 

(Kosova Sot)