Gryka në Monterej, e pushtuar nga djajtë

  • 27 July 2016 - 17:04
Gryka në Monterej, e pushtuar nga djajtë

Thuhet se një grykë në Monterej të Kalifornisë është e pushtuar nga djajtë. Aty janë parë përfytyrime të indianëve duke mbledhur boça pishash. Disa teoricienë të fenomeneve paranormale besojnë se përfytyrimet mund të jenë shpirtra të fisit indian (vendor) Rumsen Ohlone, të cilët dikur jetonin këtu. Bile, në një rast, janë dëgjuar edhe zëra, bisedë midis fantazmave, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Edhe pse është incizuar, kjo e folme kurrë nuk është përkthyer. Përndryshe, në këtë grykë ka shumë pisha dhe drurë të eukaliptit. Por, ka edhe gjethe helmuese të lisit.

Në mes të kësaj gryke kalon një përrua. Përtej përroit gjendet një fushë golfi. Pra, shumë afër një lokaliteti historik, kemi fushën e një sporti modern, gjë që bie në kundërshtim njëra me tjetrën. Por, si duket fantazmat nuk duan t’ia dinë për golfin. Ato paraqiten sa herë që t’u teket. 

(Kosova Sot)