Mbreti “alien” është dërguar me barkë drejt nëntokës

  • 30 July 2016 - 09:03
Mbreti “alien” është dërguar me barkë drejt nëntokës

Një mbret i popullit maja, i cili sipas legjendës ka ardhur në Tokë me një anije kozmike, ka gjasa që drejt vdekjes të ketë shkuar me një varkë, thonë shkencëtarët. Hulumtuesit kanë zbuluar një tunel të ri uji nën tokë, nën varrezën e Pakal-it në mesin e gërmadhave të aztekëve thellë në xhunglën meksikane, ransmeton gazeta Kosova Sot Online. 

Ata gjithashtu kanë zbuluar një palë mbyllëse të gurta të veshëve, në të cilat shkruhet se një Zot do ta udhëheqë të vdekurin drejt nëntokës, duke i hedhur në ujë në mënyrë që ato të pranohen atje”.

Arkeologët tani mendojnë se tuneli ishte ndërtuar për ta dërguar shpirtin e Pakal-it prej dhomës së funeralit në drejtim të nëntokës dhe tani janë duke përdorur robotë për ta eksploruar secilin centimetër të tij.

Është zbuluar si pjesë e një gërmimi që ka filluar në vitin 2012 në Tempullin e Gdhendur, i cili është zbuluar para 200 viteve dhe që mban emrin sipas gdhendjeve të detajuara që janë gjetur në të.

(Kosova Sot)