Eksperti: UFO-t fshihen pas reve

  • 28 May 2017 - 18:38
Eksperti: UFO-t fshihen pas reve

Eksperti i UFO-ve, Scott C. Waring, pasi që ka shikuar një video të kontestueshme, thotë se beson në vërtetësinë e saj. Ekspertët e UFO-ve besojnë se në incizim shihet një anije e madhe kozmike e stilit të serisë “Star Wars”, e cila qëndron e fshehur prapa reve.

Fotot dhe incizimi janë bërë nga një regjisor, i cili e kishte lënë kamerën ndezur, për të zënë pamje të mahnitshme të qiellit peruvian. Por, kur kishte parë objektin e zi, midis reve, ai kishte kuptuar se kishte “zënë” me të vërtetë diçka të jashtëzakonshme.

Eksperti i UFO-ve, Scott C Waring, e ka shikuar incizimin e çuditshëm dhe ka deklaruar të ketë mbetur i mahnitur nga ai, duke mos dyshuar aspak në vërtetësinë e tij. Ja çka shkruan ai: “Videoincizimi në fjalë duket origjinal dhe paraqet një dëshmi 100% se UFO-t me të vërtetë fshihen midis reve, të cilat i bëjnë vetë”.

(Kosova Sot)