Agjencia hapësinore evropiane konfirmon se në Mars kishte jetë

  • 30 September 2016 - 10:53
Agjencia hapësinore evropiane konfirmon se në Mars kishte jetë

Mawrth Vallis është njëra ndër luginat më të mëdha në planetin e kuq dhe ekspertët thonë se ajo mund të ketë pasur jetë deri 3.6 miliardë vjet më parë. Sipas njoftimeve, lugina Mawrth Vallis në Mars dikur kishte sasi të mëdha të ujit që kalonin nëpër të, gjatë një kohe kur Marsi ishte tepër i ngjashëm me Tokën. Agjencia hapësinore evropiane ka publikuar disa imazhe të reja të kësaj lugine, e cila mund të bëhet vend i preferuar i aterrimit për “ExoMars” në vitin 2020, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në fotografi shihet një sipërfaqe prej rreth 530.000 kilometrash katrorë, ku mendohet se dikur gjendej një oqean. Me një gjatësi prej 600 km dhe një thellësi deri në 2 km, kjo është njëra ndër luginat më të mëdha në planetin e kuq. Sasitë e mëdha të ujit me gjasë shoqëroheshin edhe me forma të jetës, nëse nisemi nga përvoja jonë në Tokë. 

(Kosova Sot)