Përfundimisht: Fotografohet shpirti duke dalë nga trupi!

  • 28 June 2015 - 14:44
Përfundimisht: Fotografohet shpirti duke dalë nga trupi!

Shkencëtari rus Konstantin Korotkov, duket se do të hyjë në histori, si njeriu i parë i cili arriti ta fotografonte shpirtin duke dalë nga trupi. Ai këtë e arriti me anë të kamerës së tij bioelektrografike. Kjo teknikë nënkupton bërjen e fotove me anë të vizualizimit me zbrazje të gazit. Kjo teknikë e përparuar mundëson që të shohim se si shpirti largohet gradualisht nga trupi. Për ta bërë një foto si kjo, janë dashur me vite të tëra studime dhe eksperimente.

Sipas Korotkovit, kërthiza dhe koka janë pjesët e trupit që të parat e humbin forcën (d.m.th. shpirtin), kurse ijët dhe koka janë dy vendet nga të cilat shpirti largohet më së fundmi. Korotkov po ashtu ka bërë me dije se te personat që përjetojnë një vdekje të dhunshme dhe të papritur, shpirti disa herë kthehet në trup edhe pas disa ditësh, sikur të ishte në një gjendje konfuziteti.

(Kosova Sot)