Origjina e frikshme dhe e errët e përrallave tuaja të preferuara

  • 28 October 2016 - 23:23
Origjina e frikshme dhe e errët e përrallave tuaja të preferuara

Përrallat, sikur që e dimë, u dedikohen më së shumti fëmijëve, prandaj ato konsiderohen si të pasherr, naive dhe të mira, sikur edhe vetë fëmijët. Por, a ishte gjithmonë kështu? ,raporton Gazeta Kosova Sot

Kësulëkuqja Kjo përrallë është shkruar nga vëllezërit Grimm, të cilët, besuat apo jo, ishin të njohur për shkrimin e përrallave të tmerrshme. Versionet e mëhershme të Kësulëkuqes, duke përfshirë edhe atë të Charles Perrault-së të vitit 1697, e paraqisnin Kësulëkuqen si kanibale, ku pasi që ujku e vret gjyshen e saj, ai ia ofron Kësulëkuqes zorrët e gjyshes, që t'i hajë. Në një version tjetër, Kësulëkuqja zhvishet lakuriq, pas insistimit të ujkut. Ai ia hedhë rrobat në zjarr, derisa atë e merr në shtratin e tij. më pas, ujku e han Kësulëkuqen, me çka edhe mbaron përralla. Përralla origjinale besohet se kishte për qëllim t'ua tërhiqte vërejtjen vajzave që të rrinin larg nga të huajt.

Borëbardha Historiani gjerman, Eckhard Sander, thotë se Borëbardha mund të ketë ekzistuar me të vërtetë dhe emri i saj ishte Margarete von Waldeck. Ajo ishte një fisnike nga Bavaria e shekullit XVI, e cila u dashura me një princ, i cili u bë mbreti Phillip II i Spanjës. Prindërit e saj ishin kundër kësaj lidhjeje, meqë e konsideronin politikisht problematike. Margarete vdiq nga helmimi në moshën 21. E, sa iu përket xhuxhëve, duket se familja von Waldeck posedonte një minierë të bakrit, ku punonin edhe fëmijët, në kushte skllavërie. Këta fëmijë, për shkak të kushteve tejet të rënda të punës, mund të kenë pasur edhe deformime, prandaj edhe quheshin xhuxhë. Në versionin origjinal të përrallës, mbretëresha merr vesh për ekzistimin e Borëbardhës duke biseduar me pasqyrën. Ajo dërgon gjuetarin që ta vriste atë dhe t'ia çonte asaj mushkëritë e bardha dhe të zeza të Borëbardhës, në mënyrë që mbretëresha t'i hante ato. Në fund, pasi që princi martohet me Borëbardhën, mbretëresha zemërkeqe detyrohet që të vallëzojë me këpucë përcëlluese të hekurta, derisa vdiq. 

Bukuroshja e fjetur Një përrallë pesimiste, me titullin "Dielli, Hëna dhe Talia", kishte shërbyer si bazë për Bukuroshen e fjetur. E botuar së pari në vitin 1634 nga poeti italian Giambattista Basile, bukuroshja Talia, pasi që bie në gjumë, gjendet nga një mbret, i cili tenton ta zgjojë atë. Pasi që Bukuroshja e fjetur nuk zgjohet, mbreti vendosë që ta dhunojë atë, para se të kthehet në shtëpi. Derisa ishte pa vetëdije, Bukuroshja e fjetur lindë dy fëmijë, ku njëri prej tyre ia thithë gishtin, duke ndikuar që ajo të zgjohej. Në ndërkohë, mbreti i cili e kishte dhunuar Bukuroshen e fjetur, tani ishte martuar me një grua tjetër, e cila kur merr vesh për fëmijët e Bukuroshes, vendosë që t'i mbyste ata, duke i zier. Ajo vendosë që fëmijët e zier t'ia shërbente burrit të saj, mbretit, pra babait të fëmijëve. Por, kuzhinieri mbretëror në vend të fëmijëve pjek një qengj. Mbreti merr vesh për komplotin e gruas, të cilën e djeg për së gjalli, e vet bashkohet me Talian. 

E përhitura Në shekullin XIX, vëllezërit Grimm publikuan versionin e saj të Të Përhiturës, motrat e saj zemërkëqija nga babai, Anastasia dhe Drizella, ishin më shumë sesa vetëm xheloze. Kur princi erdhi me pantofël, për të parë se kujt i bie ajo tamam, ato prenë këmbët e veta, me qëllim që ta fusnin këmbën brenda. Princi sheh dredhinë e tyre dhe shpejt bashkohet me Hirushen. Më pas, motrat e saj nga babai ndiqen nga sorrat, të cilat ua nxjerrin atyre sytë, për ligësitë që i kishin bërë

(Kosova Sot)