Beteja me alienë e vitit 1665

  • 01 July 2015 - 09:07
Beteja me alienë e vitit 1665

Studiuesit tash vonë kanë analizuar një rast të UFO-ve, që ka ndodhur 360 vjet më parë e i cili mbetet mister edhe sot e kësaj dite. Incidenti në fjalë ndodhi në pasditen e 8 prillit të vitit 1665 rreth orës 2 të mëngjesit, kur dy peshkatarë në afërsi të qytetit Barhöfft kishin parë atë që e kishin përshkruar me fjalët “anije në qiell”, të përfshira në një betejë.

"Papritmas në qiell u duk një flotë e tërë anijesh me formë të rrumbullakët, si kapela”, shkruan autori Erasmus Francisci, i cili në vitin 1689 kishte mbledhur lajmet në lidhje me këtë ngjarje.

"Ngjyra e një anijeje ishte sikur e hënës së errët. Ajo qëndroi mbi Kishën “St. Nicolai” deri në mbrëmje. Peshkatarët, të frikësuar për vdekje, nuk kishin guxuar të shikonin më tej dhe e kishin mbuluar fytyrën me duar”.

Më pas, dëshmitarët e kësaj ngjarjeje ishin sëmurë nga një sëmundje e pashpjegueshme. A thua të jetë ky incidenti i parë që përfshin pamjen e UFO-ve? 

(Kosova Sot)