Organizmat artificialë e përgatisin Marsin për neve

  • 01 July 2015 - 11:22
Organizmat artificialë e përgatisin Marsin për neve

Agjencia e Pentagonit për studime të avancuara është duke bërë “organizma të projektuar”, të cilët në të ardhmen do të mund ta shndërronin Marsin në një planet i cili do të ngjante me Tokën. Sipas vlerësimeve të NASA-s, temperatura mesatare në Mars është -50 shkallë celsius, gjë që e bën atë të papërshtatshëm për jetë. Organizmat e ri jo vetëm se do ta mbijetonin këtë klimë, por do të fillonin edhe ta ndryshonin rrënjësisht.

Për këtë shkak, Pentagoni është duke punuar në krijimin e bimëve gjenetikisht të modifikuara, të algave dhe organizmave të tjerë të tillë, të cilët mund ta nxehin Marsin, e bile ndoshta edhe ta forcojnë atmosferën e tij. Ky fenomen i ndryshimit të qëllimshëm të klimës së një planeti quhet teraformim. 

(Kosova Sot)