Zbulohen piramidat antike që fluturonin

  • 01 July 2015 - 21:06
Zbulohen piramidat antike që fluturonin

Disa tekste të gjetura tregojnë për Viamanet ose pallatet fluturuese.

Para disa viteve kinezët kanë gjetur disa dokumente në Lhasa, Tibet, të cilat më vonë janë dërguar për t’u përkthyer në Universitetin e Çandrigarit. Profesoresha që punon në këtë universitet, Ruth Reyna, thotë se dokumentet përmbajnë të dhënat për mënyrën e ndërtimit të anijeve kozmike. 

Sipas profesoreshës, këto anije kozmike ishin ndërtuar duke përdorur forcën centrifugale që ka qenë mjaftueshëm e fuqishme për të neglizhuar forcën e gravitetit.

Dr. Reyna thotë se në bazë të këtyre dokumenteve, të cilat janë shkruar para mijëra viteve, indianët e vjetër mund të kenë dërguar njeriun në ndonjë planet tjetër shumë kohë më parë.

Ndonëse teksti nuk ka sqaruar shumë gjëra për njerëzit që i kanë ndërtuar këto objekte, në këto shkrime është specifikuar forma e objekteve. Objektet kanë qenë në formë të piramidës dhe duke ditur faktin se piramidat kanë majë të thepisur dhe fund më të gjerë, kjo i bën ato të kenë formën e përkryer për një objekt të tillë. Mirëpo a ishin inspiruar këta njerëz nga Zoti për të krijuar diçka të tillë ose ishte dikush nga ndonjë planet tjetër, që i ka ndërtuar.

(Kosova Sot)