A do të ndodhë kiameti këtë muaj?

  • 07 December 2016 - 17:20
A do të ndodhë kiameti këtë muaj?

Një mbështetëse e teorive të konspiracionit thotë se Krishti do të kthehet në planetin tonë, duke udhëzuar njerëzit "e tij" për në parajsë dhe duke e bërë planetin steril në tërësi për 1,000 vjet. Nora Roth, një programuese krishtere e kompjuterëve, thotë se ka bërë llogaritje komplekse, të cilat sugjerojnë se apokalipsi do të ndodhë kah fundi i vitit 2016,transmeton gazeta Kosova Sot.

Njerëzit e drejtë

Në atë moment, "njerëzit e drejtë" do të futen në parajsë, derisa Toka do të lihet "që të pushojë" për 1000 vjet. Këto pohime janë bërë në ueb sajtin e zonjës Roth, "MarkBeast", në një postim të quajtur "2016 Koha e fundit". Zonja Roth shkruan: "Në vjeshtë të vitit 2016, do të mbarojnë 6000 vitet e mëkatit në tokë, njerëzit e drejtë do të futen në xhenet dhe Krishti do të vijë që t'i marrë ata. Më pas do të fillojë periudha 1000-vjeçare e pauzës në Tokë. Zonja Roth beson se secili person ka një kohë testuese në Tokë. Llogaritjet e saj bazohen në një pasus nga Bibla, nga Libri i Danielit, ku tregohet rrëfimi për çifutët që detyrohen të shpërngulen për në Babiloni. Në këtë rrë- fim, Gabriel përmend numrin 77. Zonja Roth mendon se 7 i referohet një cikli jubilesh, që është njësi e kohës. Në Bibël thuhet se java e punës duhet të ketë gjashtë ditë, ku dita e pushimit duhet të jetë të dielën. Më pas, zonja Roth thotë se Zoti u ka thënë "fëmijëve të Izraelit" që ta punojnë Tokën për gjashtë vjet, e më pas ta lënë atë të pushojë vitin e shtatë. Një cikël jubilesh përbëhet nga shtatë njësi të mëdha, të pasuara nga një vit i pushimit - gjithsej 50 vjet. Zonja Roth shkruan: "70 jubiletë filluan në vitin 1416 para erës së re, kur fëmijët e Zotit hynë në Kanaan. Këta jubile do të marrin fund 3,431 vjet më vonë, në vitin 2016.

Kundërshtarët

Por, Nigel Watson, autor i librit "UFO Investigations Manual", thotë se këto parashikime përmbajnë pak dëshmi. Watson ka deklaruar se numrat obskurë adhurohen nga mbjellësit e frikës dhe, duke i përdorë ata për ta paraparë fundin e botës, ata bëjnë me dije se kanë qasje në mendjen e Zotit dhe në atë sesi funksionon universi. "Duke pasur parasysh që deri më tani kiameti është paraparë të ndodhë shumë herë, e ende nuk ka ndodhur, na bën me dije se mund të rrimë të qetë edhe në lidhje me këtë parashikimin e fundit", thotë ai. Sido që të jetë, ky nuk është parashikimi i parë që thotë se fundi i botës do të vijë brenda vitit 2016, për shkak të ardhjes së dytë të Krishtit. Në korrik, një video e postuar në "YouTube" thotë se një shkarje magnetike polare do të shkaktojë tërmete në tërë botën, gjë që do të shpijë deri te shkatërrimi i saj. Kjo ishte paraparë të ndodhte në korrik, por për fat, nuk ndodhi. Një ditë do të ndodhë ama, se s'bëhet!
 

(Kosova Sot)