A do të zgjatet dita në 25 orë?

  • 08 December 2016 - 19:51
A do të zgjatet dita në 25 orë?

Shkencëtarët kanë tentuar që sa kohë do të duhet për t'ia shtuar ditës edhe një orë shtesë. Mund të mos vërehet,por gjatësia e një dite është duke u zgjatur përgjatë kohës. Me ngadalësimin e rrotacionit të Tokës, vjen deri te rritja e kohës për kryerjen e një rrotacioni të vetëm. Përgjatë 2700 vjetëve të fundit kjo vlerë ishte rreth 2 milisekonda në shekull. Duke analizuar të dhënat historike dhe ngjarjet tjera qiellore, shkencëtarët britanikë dhe ata australianë thanë se do të duhet të kalojnë 200 milionë vjet, që dita të zgjatet edhe një orë shtesë. "Ky është një proces shumë i ngadalshëm", thotë bashkautori i studimit, Leslie Morrison,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)