Zbulohet peshku me katër sy

  • 02 July 2015 - 21:27
Zbulohet peshku me katër sy

Kërkuesit shkencorë kanë identifikuar një specie të pazakontë të peshqve në Detin Tasman, i cili ka dy palë sy.
Derisa disa peshq posedojnë sy të tillë, që mund të lëvizin në të gjitha drejtimet, lloji i ri, i sapozbuluar i peshqve sheh në një rreth prej 360 shkallësh, falë asaj se nuk posedon dy, sikur shumica e krijesave, por katër sy.
I gjetur nga një ekip kërkuesish gjermanë në thellësitë e errëta të oqeanit, midis Australisë dhe Zelandës së re, ky peshk ngjyrë argjendi me të vërtetë mund të thuhet se sheh gjithçka. Gjatësia e këtij lloji të peshkut mund të arrijë deri në 18 cm dhe ai mund të gjendet në thellësitë e ujit deri në 1000 metra.

(Kosova Sot)