Në Malajzi gjenden gjurmë misterioze

  • 03 July 2015 - 16:31
Në Malajzi gjenden gjurmë misterioze

Një varg gjurmësh, të ngjashme me gjurmët e njeriut, janë zbuluar në rezervatin e malit Endau. Gjurmët misterioze janë gjetur nga Sia Chwee Khim dhe burri i saj, derisa ishin duke vozitur përgjatë një rruge nëpër këtë regjion. Ishin disa palë gjurmësh, duke përfshirë edhe disa që dukej se ishin lënë nga tigrat dhe elefantët. Por, ishin disa gjurmë, të cilat atyre ua tërhoqën veçanërisht vëmendjen. Me një madhësi 48 cm të gjata dhe 11 cm të gjera, këto gjurmë, të cilat ngjanin me gjurmët e njeriut, përpos që ishin shumë më të mëdha, nuk dukej t’i përgjigjeshin ndonjë specieje të njohur, që banon në atë zonë. Vajza e këtij çifti, si dhe miqtë e tyre, më pas vendosën të përcillnin këto gjurmë, për të parë deri ku arrinin, me ç’rast panë se gjurmët vazhdonin të dukeshin për më gjatë se 1 km. Edhe në vitin 2005 në këtë regjion ishin parë gjurmë të ngjashme, por kurrë nuk ishte gjetur “pronari” i tyre. (Kosova Sot)