I pushtuari nga djajtë vjedh stoli me vlerë 1.2 milion dollarë

  • 03 July 2015 - 23:32
I pushtuari nga djajtë vjedh stoli me vlerë 1.2 milion dollarë

Simon Metke nga Edmontoni i Kanadasë kishte zbuluar se në shtëpi kishte një artefakt antik nga shekulli V p.e.s., me vlerë 1,2 milion dollarë kanadezë, vetëm pasi që policia i kishte hyrë në banesë.

Metke thotë se fare nuk i kujtohet ta ketë vjedhur atë objekt. Tregon se si i kishte pëlqyer, por ta ketë vjedhur, këtë as në ëndërr nuk e kishte parë. Derisa ekspertët thonë se ai është duke u shtirë, me qëllim të ikjes nga dënimi, Metke thotë se, para se t’ia thoshte policia, ai as që e ka ditur se çfarë vlere kishte ai objekt. Ai thotë se ka qenë i pushtuar nga djajtë derisa ka bërë plaçkitjen eventuale, por ajo nuk i kujtohet aspak.

Arkeologu dhe kuratori i pensionuar, John Fossey, ka deklaruar për CTV-në se nuk i intereson vërtetësia e arsyetimit të Metke-s dhe se e vetmja gjë që i intereson dhe e gëzon është gjetja e artefaktit dhe kthimi i tij në muzeun nga ku u vodh. (Kosova Sot)