Makinat do t’ua kalojnë njerëzve me inteligjencë në vitin 2029

  • 06 July 2015 - 18:17
Makinat do t’ua kalojnë njerëzve me inteligjencë në vitin 2029

Ai kishte parashikuar që një ditë interneti do të zhvillohet në mbarë botën dhe se kampioni i botës në shah do të mundet nga kompjuteri.

Tani drejtori i kompanisë ‘Google’, Ray Kurzweil, tha që makinat do t’ua kalojnë ‘mjeshtërve’ të tyre në vitin 2029.

Biznesmeni 66-vjeçar beson që pas 15 vjetësh makinat e kohës do të jenë në gjendje të tregojnë shaka, të tregojnë ngjarje dhe të takohen me njëri-tjetrin.

Ai tash është duke punuar në një projekt me ‘Google-n’ që do t’u mundësonte kompjuterëve të kuptojnë gjuhën dhe të jenë në gjendje të mësojnë nga eksperiencat e mëhershme. Në një intervistë për ‘The Observer’ ai tha: ‘Projekti im është një bazë e hulumtimeve për  konceptin e vërtetë të nocionit ‘gjuhë’. 

Fjalët e Kurzweil-it duhet të merren në konsideratë, sidomos pasi që dihet që ishte pikërisht ai që në vitin 1990 kishte thënë që pas tetë vjetësh kompjuteri do të arrinte të mposhte kampionin e shahut, gjë që kishte ndodhur dy vjet më herët se që ai e kishte parashikuar, pra në vitin 1996.

(kosova Sot)