A do të mund të shkojmë në Mars për 30 ditë?

  • 07 July 2015 - 14:57
A do të mund të shkojmë në Mars për 30 ditë?

Zyrtarët e NASA-s kanë deklaruar se dërgimi i misionit me njerëz në planetin Mars është “një domosdoshmëri për mbijetesën e racës njerëzore”. Por, vetëm lansimi i një rakete të tillë do të kushtonte 12 miliardë dollarë. Kësaj duhet t’i shtohet edhe koha prej më shumë se 4 vitesh, sa do të duhej për të arritur në Mars, sipas teknologjisë që kemi tani. por, raketat që udhëtojnë me energji bërthamore, thotë NASA, do të ishin shumë më ekonomike. Një ditë, udhëtimet e tilla deri në Mars do të zgjasin 30 deri 90 ditë, do të jenë më praktike dhe do të kushtojnë shumë më pak. Me një teknikë të tillë mund të eksplorohen edhe planetët e tjerë. Një kokërr e vogël e materialit bërthamor e ka fuqinë e 1 galoni të karburantit të raketës.

(Kosova Sot)