Rrëfimi i burrit, të cilit jashtëtokësorët ia kanë vënë një copëz metali në trup

  • 07 July 2015 - 15:45
Rrëfimi i burrit, të cilit jashtëtokësorët ia kanë vënë një copëz metali në trup

Steve Munday është i martuar dhe e menaxhon një dyqan, mirëpo para dyzet vitesh ai e ka pasur një eksperiencë shumë të çuditshme. Ai pretendon se ende e ka një copëz të metaltë të futur në dorën e tij, copëz kjo që i ishte futur në dorë nga jashtëtokësorët, të cilët, sipas tij, e kishin kapur në vitin 1974, kur ai ka qenë duke i ngarë biçikletës për të shkuar në shtëpinë e një shoku të tij. 

Steve ka thënë: “Udhëtimi në fjalë është dashur të m’i marrë pesëmbëdhjetë deri në njëzet minuta, megjithatë, herë pas here, jam humbur i tëri dhe nuk e di se çka ka ndodhur. E tëra që më kujtohet është se jam futur në një dritë të fuqishme me biçikletë dhe më pas jam rrokullisur, rreth dy kilometra larg atij vendi. Kur jam këndellur kishin kaluar rreth dy orë, që i binte se për 1 orë e 45 minuta unë nuk kam ditur asgjë. Disa ditë më vonë e pata kuptuar që në trupin tim ishte futur një copëz metali, 1 centimetër e gjatë dhe rreth 3-4 milimetra e gjerë. Nuk e di se për ç’arsye ma kanë futur këtë copëz metali, ndonëse kanë kaluar më shumë se dyzet vjet që jetoj me të”.

(Kosova Sot)