Shkencëtarët: Universi është më i thatë sesa që është menduar

  • 07 July 2015 - 15:46
Shkencëtarët: Universi është më i thatë sesa që është menduar

Sipas një studimi të bërë së fundmi, Universi mund t’i ketë 10 deri në 100 galaksi më pak sesa që është menduar deri më tani. Sipas të njëjtit studim, galaksitë që ishin menduar të jenë të largëta dhe të braktisura në Univers, në fakt nuk ekzistojnë fare.

Studimi në fjalë është kryer nga shkencëtarët e Universitetit Shtetëror të Miçigenit, Instituti i Teknologjisë në Gjeorgji të SHBA-së dhe Universiteti i Kalifornisë. Puna e këtij grupi të shkencëtarëve ka qenë identifikimi i galaksive të largëta, të cilat nuk kanë arritur të identifikohen nga teleskopët tjerë. Megjithatë, pretendimet e tyre duhet verifikuar në të ardhmen, punë të cilën ky grup mëton ta bëjë vetë.

(Kosova Sot)