Dëshmi rreth takimit ndërmjet alienëve dhe astronautëve

  • 27 February 2017 - 16:11
Dëshmi rreth takimit ndërmjet alienëve dhe astronautëve

Clark C. McClelland thotë se në të kaluarën ka punuar si operator hapësinor i NASA-s, në Qendrën hapësinore "Kennedy", e cila gjendet në Florida. Gjatë karrierës së vet, ai thotë të jetë i përfshirë në më shumë se 650 misione në agjendën e Merkurit dhe Apollos, si dhe në kuadër të programit hapësinor "Shuttle". Ai thotë se ishte gjatë njërit nga këto misione kur u bë spektator i një takimi midis astronautëve të NASA-s dhe një alieni të gjatë. McClelland thotë ta kishte monitoruar këtë takim nga zyra e tij në Qendrën e kontrollit të lansimit, me ç'rast pa diçka që nuk do të duhej ta shihte.

Ai insiston ta ketë parë një jashtëtokësor të gjatë rreth 2.7 metra, i cili bisedonte me dy astronautë amerikanë. Ai thotë se këtë pamje e kishte parë për rreth 1 minutë e 7 sekonda, gjë që i kishte mjaftuar që të mbante mend tërë atë që kishte parë. Ai thotë se, përpos alienit, e kishte parë edhe anijen e tij kozmike. Ai thotë se edhe një koleg i tij, më pas, i kishte thënë në besim se kishte parë të njëjtën gjë. Deri më tani, NASA nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me këto pretendime. Përndryshe, ajo nuk heziton që, në raste të këtilla, të dalë menjëherë me demante.

(Kosova Sot)