Kur do të vijë apokalipsi?

  • 27 February 2017 - 16:15
Kur do të vijë apokalipsi?

Mbetjet fosile tregojnë se jeta në Tokë është paraqitur para, së paku, 3.5 miliardë vitesh. Por, çdo gjë e ka fundin e vet, e kështu edhe jeta në Tokë. Ja disa ide si mund të mbarojë jeta në planetin tonë. Apokalipsi i vullkaneve - mund të ndodhë çdo moment. Hera e fundit kur jeta thuajse ishte zhdukur në Tokë, ka ndodhur para 250 milionë vitesh. Me këtë rast ishin zhdukur 85% të specieve tokësore dhe rreth 95% të specieve që jetojnë në ujë. Shkencëtarët mendojnë se kjo ka të bëjë me aktivitetin ciklik vullkanik të Tokës. Goditja e asteroideve - do të ndodhë me gjasë gjatë 450 milionë vitesh. Të gjithë e dimë se ishin asteroidet ata që mendohet se ndikuan në zhdukjen e dinozaurëve. Nëse do të ketë një goditje tjetër të madhe të tyre, atëherë mund të zhduket tërë jeta në planetin tonë. Ngrirja e bërthamës së Tokës - mund të ndodhë pas 3-4 miliardë vitesh. Pa një bërthamë aktive, Toka e humbë fushën e saj magnetike, gjë që paraqet rrezik për gjallesat. 

(Kosova Sot)