Përbindëshi misterioz në Angli

  • 28 July 2015 - 08:52
Përbindëshi misterioz në Angli

Gjithçka kishte filluar në ditën e Shën Valentinit në vitin 2002, kur një gazetë angleze kishte shkruar që ‘diçka’ po i sulmonte mjellmat në një liqe të qetë, në veri të Anglisë. Dëshmitarët, të cilët pretendojnë të kenë qenë në vendin e ngjarjes, kur mjellmat ishin zhdukur, për t’u mos u parë më kurrë.

Pat Wisniewski, menaxheri i hapësirës, ku gjendet edhe liqeni i qetë, ka thënë: “Pa marrë parasysh se çka mund të ketë qenë krijesa në fjalë, ajo duhet të ketë qenë e madhe, pasi që duhet forcë e madhe për t’i tërhequr mjellmat në ujë”. Ai ka pasur shumë arsye për t’i marrë gjërat seriozisht. Katër vjet më herët, në vitin 1998, ai kishte vërejtur një krijesë të madhe e të zezë, që sorollatej në thellësi të liqenit.

Andaj, fjalët për përbindëshin e shfaqur, e kishin tmerruar atë.

(Kosova Sot)