< Reja që të çmendë (Foto) - Planeti X - Kosova Sot
Reja qė tė ēmendė (Foto)

Reja qė tė ēmendė (Foto)

Reja që të çmendëKohët e fundit janë duke u përhapur me të madhe pamjet e çuditshme të reve, ku disa herë thuhet se janë UFO, e në disa raste të tjera “qytete që rrinë pezull”. Një përdorues i “Reddit”-it me emrin “big_mac_heart_attack” ka shpërndarë këtë fotografi mbresëlënëse dhe unike, e cila është regjistruar mbi Viktorian lindore, Australi. Shkencëtarët thonë se një formacion i tillë shihet kur në re formohen vrima, të cilat përmbajnë pikëza shiu. Por, këto pamje që vijnë nga Australia, me të vërtetë janë unike dhe të bukura. Edhe pse paramendohet mënyra e formimit të këtyre reve, nuk është se shkencëtarët e kanë të qartë në tërësi formimin e tyre. Ajo që dihet është se gjatë vitit të sivjetmë janë raportuar disa formacione të këtilla. Athua para kiametit... ?!

Image

 

 

 

(Kosova Sot) 

22 orë e 53 minuta më parë