Tronditet bota/ Njerëzit që kanë qenë në Ferr tregojnë tmerrin që kanë parë atje! (e rëndë)

  • 17 November 2017 - 12:29
Tronditet bota/ Njerëzit që kanë qenë në Ferr tregojnë tmerrin që kanë parë atje! (e rëndë)

Një grup njerëzish që pretendojnë se e kanë parë Ferrin po japin detaje për përvojat e tyre të tmerrshme.

Në shumë përvoja afër vdekjes, viktimat kanë raportuar të shohin t’i kalojë jeta para syve.

Të tjerë kanë pohuar se para syve kanë parë një portë me shumë dritë pas saj.

Por një grup tjetër njerëzish pohojnë se kanë pasur një përvojë shumë më të errët dhe dëshmuan se kishin parë Ferrin.

Angie Fenimore, e mbijetuar nga vetëvrasja, kujtoi të njëjtën gjë si të tjerët, të cilët pothuajse vdiqën, kur pa jetën para syve të saj, por pas kësaj ajo zbriti në thellësitë e Ferrit.

Ajo pretendon se e gjitha ajo që pa fillimisht ishte errësira, pastaj një grup njerëzish të tjerë, të cilët, siç pretendon ajo, kishin kryer vetëvrasje.

Angie pastaj pohon se ajo u transportua në një fushë të hapur ku shpirtrat endeshin pa qëllim, para se të zgjohej.

Përvoja e saj pranë vdekjes e nxiti atë të bashkohej me kishën e Jezu Krishtit.

Jennifer Perez, e cila u drogua dhe humbi vetëdijen, pohoi se kishte parë qiellin, pastaj Ferrin. Ajo tha se zvarritej dhe pretendon se atje njerëzit po torturoheshin nga demonët.

Ajo tha: “Kishte erë squfuri, si goma që digjej. U përpoqa të mbuloja hundën, por kjo e bënte edhe më keq. Të gjitha pesë shqisat e mia ishin shumë të ndjeshme. Ndjeva të gjithë të nxehtin, atje ishte shumë nxehtë”.

Mateu Botsford ra në koma. Gjatë kësaj kohe, Botsford pretendoi se ai ishte varur mbi një gropë magme dhe ishte torturuar nga krijesa të frikshme.

Pasi kaloi këtë kohë në izolim, Botsforc pretendon se ai u tërhoq nga situata nga një dorë gjigante që i tha atij: “Nuk është ora juaj”

 (Kosova Sot)