Gjërat më të çuditshme që janë gjetur në oborr ndonjëherë

  • 30 July 2015 - 13:04
Gjërat më të çuditshme që janë gjetur në oborr ndonjëherë

Në mesin e “gjësendeve” më të çuditshme të gjetura ndonjëherë në oborr, është edhe një aktore e famshme. Shikoni cila

Skeleti indian 1000 vjet i vjetër

Në fillim të vitit, një pronar shtëpie në Salt Lejk Siti, Juta (SHBA), donte ta hapte një gropë në oborrin e tij, me qëllim të realizimit të një projekti, kur bëri një zbulim jo edhe aq të këndshëm. Ai gjeti eshtra njerëzish. Ai menjëherë e thirri policinë. Policia i dërgoi eshtrat për t’u ekzaminuar dhe, në fund, doli se ata nuk i takonin ndonjë vrasjeje të freskët, por ishin eshtrat e një indiano-amerikani, i cili kishte jetuar në Juta rreth 1000 vjet më parë. 

Zyrtarët shtetërorë do të kontaktojnë me përfaqësuesit e fiseve indiane, për të parë a kanë ndonjë interesim sa i përket trashëgimisë kulturore, e më pas me gjasë do ta bëjnë rivarrimin e eshtrave në një vend tjetër. 
Fotoarkiva: lit: feka5

Më shumë se 200 stoli antike

Në vitin 2007, një njeri i njohur me emrin Andreas K., nga qyteti austriak Viener Nojshtat, ishte duke rrëmihur në oborrin e tij. Si duket, kjo ishte dita më me fat në jetën e tij, meqë gjeti më pas më shumë se 200 unaza, byzylykë, rripa me ornamente, si dhe stoli dhe fragmente të tjera stolish. Besohet se stolitë janë rreth 650 vjet të vjetra dhe ato kishin grumbulluar aq shumë dhe, sa që nuk mund të shihej thuajse aspak forma e tyre. Në fillim, njeriu nuk dinte se ato ishin stoli aq të vjetra, derisa një gjë të tillë nuk ia thanë disa miq të tij, të cilët kishin bërë disa kërkime në internet. Ai atëherë i dorëzoi stolitë për vlerësim në BDA (Agjencinë austriake të monumenteve), nga ku mori shpjegimin se zbulimi ishte me të vërtetë “përrallor.

Për çudi, ai nuk shprehi asnjë interesim për kompensim në të holla për zbulimin që kishte bërë, por vetëm kërkoi që zbulimet të vendoseshin në një muze, gjë që edhe u bë. (Kosova Sot)