Teknikat efikase të eliminimit të energjive negative - Planeti X - Kosova Sot
Teknikat efikase tė eliminimit tė energjive negative

Teknikat efikase tė eliminimit tė energjive negative

Sipas parimeve antike të feng shui-s, hapësira herë pas here duhet të pastrohet nga energjitë e grumbulluara.

Hapi i parë në pastrimin e shtëpisë është hedhja e gjërave të panevojshme dhe rregullimi i kaosit, derisa hapi i dytë ka të bëjë me pastrimin energjetik, me çka largohen gërmadhat energjetike, që janë pasojë e emocioneve dhe ngjarjeve negative, e mendimeve negative dhe stresit, raporton Gazeta Kosova Sot

Ja disa mënyra për pastrimin e shtëpisë tuaj nga energjia negative: 1. Lëshoni muzikë pozitive Sipas besimit tradicional kinez, zhurma mund t'i largojë ca forma të energjisë negative. Muzika pozitive spirituale, me ritmin dhe porositë e fuqishme të saj, ndikon në mënyrën e zhdukjes së energjisë negative. Përpos kësaj, ky lloj i muzikës është i mirë edhe për shpirtin tonë. 

2. Hiqni qafe gjërat e vjetra dhe të panevojshme Ekziston besimi sesi energjia 'e vjetruar' gjendet e zënë rob në gjësendet e vjetra, sidomos nëse keni shumë të tilla. Disa gjësende nga e kaluara ende munden që në vete të kenë emocione, të cilat i keni përjetuar kur i keni përdorur ato. Pra, nëse doni që ta largoni energjinë negative, atëherë pastrojeni shtëpinë tuaj nga gjërat e tilla

3. Zhvendosni mobiliet Rirenditja e mobilieve është gjë e mirë, meqë na ndihmon në balancimin e nivelit të energjisë në hapësirë. Sipas parimeve të feng-shuit, mobiliet në hapësirë duhet të renditen ashtu që të mbetet sa më shumë hapësirë të lirë, në mënyrë që energjia të mund të qarkullojë lirshëm. Kjo do t'i pengojë shpirtrat e këqij dhe energjinë negative që të rrinë në mobilie

4. Kripa e detit Sipas disa besimeve tradicionale, kripa e detit është e mrekullueshme për pastrimin e vibracioneve negative. Nëse ndieni se në shtëpinë tuaj është mbledhur një energji e keqe, merreni pak kripë të detit dhe qiteni këndeve të shtëpisë dhe në oborr, rreth shtëpisë. Kripën mund ta përzieni edhe me ujë të vakët dhe, me të, ta pastroni dyshemenë. 

5. Pastroni tepihët Pastrim me sherbelë është i rëndomtë te shumë popuj indianë. Kjo përfshin djegien e bimëve, meqë konsiderohet se tymi është shumë efikas për pastrimin e ambientit dhe për përzënien e shpirtrave të këqij. Në një enë qitni disa gjethe të sherbelës, ndizni ato dhe ecni nëpër shtëpi, me qëllim të përhapjes së tymit. Kjo e largon energjinë negative.

6. Pastrojeni hyrjen në shtëpi Hapi tjetër në pastrimin e hapësirës, ka të bëjë me pastrimin e eksterierit. Me pastrimin e oborrit, ballkonit, apo tarracës, i largoni ndotësitë, të cilat në vete mund të përmbajnë energji negative. Me hedhjen e mbeturinave në kontejner, do ta eliminoni energjinë negative të grumbulluar. 

7. Lutuni Në fund, sipas shumicës së besimeve tradicionale, lutja është tepër e dobishme për largimin e shpirtrave të këqij dhe të energjisë negative. Gjetja e qetë- sisë së brendshme do t'ju ndihmojë. Meditimi dhe fjalët pozitive janë të mrekullueshme. 

(Kosova Sot)

 

8 orë e 43 minuta më parë
20/01/18
aaaaaaaa