Bakteret mund ta kolonizojnë Marsin para nesh

  • 01 August 2015 - 16:57
Bakteret mund ta kolonizojnë Marsin para nesh

Format tepër rezistente të baktereve mund ta gjejnë mënyrën e tyre për të shkuar në Mars, me anë të ndonjë anijeje kozmike. Inxhinierët e NASA-s ndërmarrin të gjitha masat që të sigurohen se provat e fluturimit të jenë sterile, para se t’ia mësyjnë të panjohurës, por një numër gjithnjë e më i madh i studimeve është duke bërë të ditur se ekzistojnë disa mikrobe, të cilat janë të afta që t’iu bëjnë ballë edhe regjimeve më të ashpra të pastrimit. Bakteri sporogjen, Bacillus Pumilus, duket se është rezistent si ndaj trajtimit me peroksid, po ashtu edhe me rrezatim ultraviolet, gjë që e vështirëson edhe më shumë mbytjen e tij. Eksperimentet e bëra kohëve të fundit kanë zbuluar baktere të tilla si në sipërfaqet e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, po ashtu edhe në ajër. Nëse arrijnë në Mars, këto baktere mund të shumohen, gjë që do ta bëjë të vështirë ta dimë se a janë me origjinë nga Marsi, apo nga Toka.

(Kosova Sot)