Më 1 janar nuk vjen vetëm 2018-ta - Planeti X - Kosova Sot
Mė 1 janar nuk vjen vetėm 2018-ta

Mė 1 janar nuk vjen vetėm 2018-ta

Fishekzjarret nuk do të jenë të vetmet që do të shkëlqejnë qiellin e mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Spektaklit të tyre do t’i shtohet edhe ndriçimi i super hënës.

Agjencia NASA ka raportuar se hëna e plotë për vitin 2018 do të shfaqet pikërisht mbrëmjen e parë të Janarit, por edhe përgjatë javëve në vijim. 

Super hëna gjatë këtyre ditëve do të jetë 14% më e madhe në përmasë dhe do të shkëlqejë 30% më tepër.

NASA njofton gjithashtu se hëna e plotë do të shfaqë edhe një eklips të përgjithshëm hënor pasi Toka, Dielli dhe Hëna, do të vendosen në mënyrë të tillë që Toka do të bllokojë dritën e diellit duke i dhënë Hënës një ngjyrë të kuqërremtë. 

Ky fenomen hapësinor do të jetë i dukshëm në Amerikën Veriore, mbi Oqeanin Paqësor deri në Azi.

(Kosova Sot)

22 orë e 57 minuta më parë
23/01/18
aaaaaaaa