Britaniku zgjohet nga koma dhe flet frëngjisht

  • 03 August 2015 - 10:59
Britaniku zgjohet nga koma dhe flet frëngjisht

Britaniku 25-vjeçar kishte pësuar lëndime të mëdha kur vetura e tij ishte ndeshur me një kamion, kështu që zjarrfikësve iu deshën 40 minuta që ta çlironin. Ai ishte dërguar në spital dhe kishte rënë në komë, në të cilën gjendje qëndroi gjashtë ditë, derisa mjekët përpiqeshin që t’ia shpëtonin jetën.

Kur përfundimisht u kthjell, britaniku i mahniti të gjithë, meqë filloi të fliste rrjedhshëm frëngjisht, përkundër faktit se ai kurrë nuk e kishte studiuar këtë gjuhë prej momentit kur e kishte braktisur shkollën si fëmijë. Vetë ai thotë se është befasuar nga ky fakt, meqë edhe kur kishte mësuar frëngjisht, kurrë nuk e kishte folur këtë gjuhë rrjedhshëm.

Por, këtu nuk mbaron gjithçka. Më i habitshëm është fakti se, pasi që u zgjua nga koma, britaniku me emrin Curtis ishte i bindur se nuk ishte vetvetja, por aktori i mirënjohur Matthew McConaughey.

"Kur shkova në tualet dhe u shikova në pasqyrë, mbeta i tronditur meqë pash se nuk dukesha aspak si Matthew”, thotë ai. "Mund të bëja be se isha Matthew McConaughey". (Kosova Sot)