Burgu shtetëror në Misuri

  • 04 August 2015 - 09:36
Burgu shtetëror në Misuri

“Vendi më i përgjakshëm në Amerikë”, kjo është fjalia fillestare në ueb sajtin e Burgut shtetëror të Misurit, fjali e cila u përdor në vitin 1967 nga revista “Time” për ta përshkruar atë. Ky burg funksionoi midis viteve 1836 dhe 2004. Para se të mbyllej, ai ishte burgu më i vjetër funksional në pjesën perëndimore të SHBA-së. Gjatë kohës sa funksiononte, në një qeli të vetme vendoseshin deri në tetë të burgosur. Për shkak të kësaj mbingarkese, rrahjet dhe vrasjet në mesin e të të burgosurve ishin përditshmëri. Ky objekt sot shërben si atraksion turistik, ku vizitorët kanë rastin ta shohin edhe Dhomën e gazit, ku ishin ekzekutuar 40 të burgosur.

(Kosova Sot)