NASA publikon një video spektakolare me pamje të Hënës

  • 21 August 2018 - 08:41
NASA publikon një video spektakolare me pamje të Hënës

NASA zgjedh ‘Clair de Lune’ të kompozitorit francez Claude Debussy për një video të re, spektakolare që kap pamje interesante të sipërfaqes së satelitit të Hënës.

Videoja, e krijuar nga Ernie Wright nga NASA, ndjek rrugën e diellit gjatë një dite të tërë hënore dhe e bëri debutimin e saj në një koncert në seksionin Pops të Orkestrës Simfonike Kombëtare me titull “Hapësira, kufiri i ri”, shkruan atsh.

Më pas u ngarkua në Youtube për të nderuar 49 vjetorin e misionit Apollo 11, i cili solli njeriun në Hënë, por gjithashtu për të festuar 60-vjetorin e agjencisë amerikane të hapësirës.

Videoja u krijua nëpërmjet montazhit të një sërë imazheve të kapura nga sonda ”Lunar Reconnaissance Orbiter”, e menduar për studimin e vetë Hënës.
 



(Kosova Sot)