Britanikja zgjohet nga koma dhe flet në theks të huaj

  • 27 August 2015 - 16:01
Britanikja zgjohet nga koma dhe flet në theks të huaj

Kath Lockett vuan nga një sëmundje shumë e rrallë, e cila njihet si sindroma e theksit të huaj.

Çka do të bënit nëse do të zgjoheshit në mëngjes dhe do ta kuptonit që theksi juaj është ndryshuar?

Para tetë vitesh, nëna e dy fëmijëve ishte dërguar në spital, pasi që një goditje në tru e kishte lënë atë pa mundësi për të folur. Megjithatë, nuk kishte shkuar shumë kohë dhe zëri i ishte kthyer, mirëpo për habinë e të gjithëve, theksi i saj kishte ndryshuar tej mase dhe ajo tani fliste në theksa të ndryshëm evropianë.
“Ndihem sikur dikush të kishte vjedhur diçka nga unë – tani unë jam italiane, lituane, ruse ose polake, theksi im ndryshon shumë shpesh”, ka thënë ajo.

Deri më tani rastet e tilla kanë qenë aq të rralla, saqë doktorët kanë thënë që e kanë pothuajse të pamundur që ta identifikojnë shkakun, apo edhe të gjejnë ndonjë ilaç për shërimin e kësaj sëmundje.

“Nuk është se dimë shumë gjëra për sindromën e theksit të huaj, pasi që ka shumë pak njerëz që vuajnë nga ajo”, ka thënë profesori Rosemary Varley, i cili njëherësh është marrë me Kath-in gjatë kohës që ajo ka qenë në spital.