Në kometën 67P gjenden grimca të materialit organik

  • 28 August 2015 - 21:50
Në kometën 67P gjenden grimca të materialit organik

Në revistën “Science Magazine” thuhet se kometa 67P është e pamagnetizuar në një shkallë më të vogël se një metër, me një shtresë sipërfaqësore të përbërë nga shtresat e akullit, të cilat janë të forta për nga natyra e tyre, si dhe nga kokrrat dhe grimcat e materialeve organike, me gjasë të mbetura nga vetë koha e krijimit të kometës. Grimcat për të cilat bëhet fjalë kanë madhësi nga 2 deri 64 milimetra. Meqë kemi të bëjmë me grimca të natyrës organike, atëherë mund të thuhet se ato janë fosile në miniaturë. Autorët e artikullit theksojnë se këto materiale me gjasë janë shumë të vjetra, gjë që paraqet një pohim korrekt nga aspekti teknik. Por, nuk duhet harruar faktin se kjo kometë është krijuar nga Marsi dhe tërë materiali që gjendet në të e ka origjinën nga ky planet. A d.m.th. kjo se kometa në fjalë paraqet edhe një dëshmi shtesë të ekzistimit të jetës në Mars, dikur moti?

(Kosova Sot)