A ka jetë nën sipërfaqen e Plutonit?

  • 02 September 2015 - 22:08
A ka jetë nën sipërfaqen e Plutonit?

Nën sipërfaqen e Plutonit mund të ketë forma aliene të jetës, thotë fizikani i famshëm, Bryan Cox. Sipërfaqja e këtij planeti xhuxh përbëhet nga shkëmbinjtë e mëdhenj të akullt dhe gjasat janë të vogla që në të të ketë farë forme të jetës. Por, nën sipërfaqe mund të ekzistojnë oqeanet e ngrohta, të përshtatshme për jetë.
Sonda “New horizonti” muajin e kaluar kaloi pranë Plutonit dhe bëri fotografitë e para për së afërmi të këtij planetoidi. Por, deri tanë te ne kanë arritur vetëm rreth 5% të fotografive dhe të të dhënave të tjera të mbledhura. Por, në bazë të informatave të deritashme, ka gjasa që, nën sipërfaqen e këtij planeti, të ketë jetë. Shkencëtarët tanimë kanë zbuluar oqeane të tilla nën sipërfaqen e satelitëve të Jupiterit dhe Saturnit. Por, Cox megjithatë thotë që të mos “gëzohemi para kohe”.

(Kosova Sot)