Misteret që presin një shpjegim (2)

  • 03 September 2015 - 14:45
Misteret që presin një shpjegim (2)

Nga mbishkrimi i pakuptueshëm në Nju-Meksiko, deri te piramida kineze dhe krijesa e çuditshme, misteret sikur nuk kanë fund

 

Mbishkrimi në Nju-MeksikoImage

Një shkëmb i madh 80 tonelata në malin e fshehur në Nju-Meksiko, mban një mbishkrim enigmatik. I gdhendur në gur, respektivisht në pjesën e rrafshët të tij, mbishkrimi është përshkruar nga disa si një version i dhjetë urdhëresave, në një formë të paleo-hebraishtes.

 

Piramida kinezeImage

Piramida kineze në Xianyang ndoshta është karakteristike edhe për faktin se, shumica e fotografive të saj, janë bërë nga ajri. Pushtetarët kinezë hezitojnë me të madhe që t’i lënë të huajt t’i studiojnë strukturat e kësaj piramide. Vetëm një herë kanë lëshuar vizë për këtë qëllim.

 

Rrathët misteriozë në lëkurëImage

Dy persona, që nuk e njihnin njëri-tjetrin, të ndarë me mijëra kilometra midis tyre, një mëngjes vërejtën këto shenja të çuditshme në lëkurën e tyre. Ata nuk e kishin idenë se çka mund t’i kishte shkaktuar ato. Gjëja e tyre e përbashkët është se që të dy janë spiritualë. Njëri ndër ta, një natë më parë, kishte bërë ceremoninë “ayahuasca”, kurse tjetri pati një emergjencë spirituale (u diagnostikua si psikozë).

 

Figurat antike nga viti 2500 para erës së reImageNë korrik të vitit 1944, Waldemar Julsrud bëri një zbulim të madh në Akambaro, Meksiko. Ai gjeti figura të vogla që, midis të tjerash, prezantonin një dinozaur, disa kafshë të panjohura, disa reptilë, disa perëndi të panjohura dhe disa objekte të rëndomta, të përditshmërisë (llulla, instrumente muzikore, etj.) Si kishte mundësi që këta njerëz antikë të bënin statuja të vogla të dinozaurëve, kur me sa di shkenca, dinozaurët ishin zhdukur me miliona vjet para paraqitjes së njeriut? Kjo ende mbetet e paqartë.

 

 

Krijesa sekreteImage

Në vitin 1973, sherifi Jeff Greenhaw zuri një krijesë misterioze në Falkvill, Alabama. “Ajo krijesë dukej sikur ta kishte qafën dhe kokën të ngjitur... Ai kishte ngjyrë të çelët, sikur kur merkuri fërkohet me nikel, por krejt i lëmuar si xham. Kur e pashë atë krijesë duke qëndruar në mes të rrugës, menjëherë e ndala veturën dhe e pyeta a ishte i huaj. Por, ai (apo ajo) nuk nxori zë nga goja”.