Hëna lindi brenda avullimit të Tokës

  • 10 November 2018 - 17:40
Hëna lindi brenda avullimit të Tokës

Një hipotezë e re rreth krijimit të Hënës, ka mundësi që, përfundimisht, ta zgjidhë dilemën e moçme rreth përbërjes kimike të saj dhe mund të shpjegojë pse ajo është aq e ngjashme me Tokën në aq shumë mënyra. Para misioneve hapësinore "Apollo", mendohej se Hëna kryesisht përbëhet nga materiet nga objekti kozmik, i cili ishte përplasur me Tokën e re me miliarda vite më parë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Hëna dhe Toka janë thuajse binjake

Por, mostrat e marra gjatë aterrimit në Hënë, kanë demantuar hipotezat e tilla. Përkundrazi, shkencëtarët konstatuan se Hëna dhe Toka janë thuajse binjake, sa i përket përbërjes së tyre. Shpjegimi i ri, i propozuar nga fizikania Sarah Stewart, ka për qëllim që ta zgjidhë këtë mister, duke supozuar se proto-Toka mund të jetë sjellë më shpejt sesa që mendohej më parë, duke rezultuar me një masë sikur petull (të rrumbullakët me një vrimë në mes) të gurëve të avulluar pas përplasjes. Derisa kjo 'petull kozmike' ftohej, shiu i magmës që përbënte skajet e saj të jashtme, u grumbullua duke u bërë pararendëse e Hënës. Kjo dmth se Hëna lindi brenda avullimit të Tokës. Kjo teori e re është shpërblyer me shpërblimin e Fondacionit "MacArthur", që shoqërohet me 625,000 dollarë amerikanë. 'Zbulimi i ri ofron shpjegime për tiparet e Hënës, të cilat nuk mund të shpjegohen në tërësi duke u bazuar në idetë aktuale", thotë Stewart, profesoreshë e shkencave të Tokës dhe planetëve në Universitetin e Kalifornisë, "Davis". 

Objektet jetëshkurtra

"Në aspektin kimik, Hëna është thuajse identike me Tokën, por ka megjithatë disa ndryshime. Ky është modeli i parë i cili mund ta shpjegojë një gjë të tillë". Në modelin e ri, të zhvilluar nga ekipi nga UC "Davis" dhe nga Universiteti "Harvard", origjina e Hënës mbështetet te një objekt i sapo propozuar, i quajtur "synestia". Këto objekte jetëshkurtra krijohen pasi që të ndeshen trupat qiellorë me madhësi të planetëve, duke bërë që gurët e shkrirë dhe të avulluar të sillen me shpejtësi rreth një pjese të trupit, e cila gjendet në qendër. 

(Kosova Sot)