Shtëpia e vrasësit të Ohajos, e pushtuar nga djajtë!

  • 24 November 2015 - 09:14
Shtëpia e vrasësit të Ohajos, e pushtuar nga djajtë!

Shtëpia e fëmijërisë e vrasësit serik, Jeffrey Dahmer, është nxjerrë në shitje. Shtëpia ku Dahmer kreu vrasjen e tij të parë, e cila është nxjerrë në shitje për një çmim prej 295,000 dollarësh, thuhet se “mund të jetë edhe e pushtuar nga djajtë”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Jeffrey Dahmer është dënuar për dhunim dhe vrasje të 17 meshkujve dhe djemve midis viteve 1978 dhe 1991. Dahmer njihej edhe me emrin Kanibali i Milvokit, meqë kishte ngrënë disa nga viktimat e tij.

Dahmer më pas ishte shpërngulur në Viskonsin, ku po ashtu kishte vazhduar me vrasje, duke vrarë dhe copëtuar edhe gjashtëmbëdhjetë njerëz të tjerë, para se të kapej në vitin 1991. Më pas ai u vra nga një i burgosur tjetër, në vitin 1994.

Përndryshe, shtëpia e cila është nxjerrë në shitje i ka tri dhoma të gjumit dhe është ndërtuar në vitin 1952. Shitësit kanë bërë me dije se shtëpia nuk është në disponim për turistët. A do ta blinit ju?!

(Kosova Sot)