Cila është agjenda e alienëve plejadianë

  • 24 November 2015 - 21:59
Cila është agjenda e alienëve plejadianë

Dy duar, dy këmbë, një trup, një kokë; veshët e alienëve plejadianë mund të jenë të vendosur pak më poshtë sesa veshët e njerëzve, por alienët plejadianë janë aq të ngjashëm gjenetikisht me ne saqë neve na konsiderojnë kushëri, të afërm të tyre. Nëse do ta shihni ndonjë alien të tillë në rrugë, me gjasë do të vëreni se diçka nuk është në rregull me pamjen e tij, por pamja e tij/saj nuk do t’ju bëjë tepër përshtypje, si diçka e çuditshme. Ja, aq të ngjashëm me ne janë ata.

E, vetë plejadianët, apo më mirë të themi, plejadianët e dimensionit të nëntë, që kanë një trup më të lehtë sesa ai i yni, thonë se nuk paraqiten para njerëzve me formën e tyre të vërtetë, para se ata të jenë të gatshëm për një gjë të tillë, meqë nëse njerëzit i shohin si të tillë, atëherë kjo ua dëmton ndjenjën e realitetit, gjë që mund të jetë tepër e frikshme për disa njerëz. Në lidhje me agjendën e tyre në Tokë dihet shumë pak, por vetë fakti se ka kohë që janë këtu nuk paraqet ndonjë ogur të mirë.

(Kosova Sot)