Një grua nga Ohajo ka fotografuar shpirtrat

  • 25 November 2015 - 09:31
Një grua nga Ohajo ka fotografuar shpirtrat

Një grua nga Ohajo thotë se ka dëshmi se shpirtrat me të vërtetë ekzistojnë. Dëshmi e saj është një fotografi të cilën thotë se e ka bërë në një shkollë fillore të Ohajos, e cila ishte e pushtuar nga djajtë.

Mitzi Spicer Gilliam beson se shkolla fillore “Poasttown” në Midëlltaun, Ohajo, është e pushtuar nga djajtë. Gilliam e kishte bërë këtë foto në fillim të këtij muaji, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

"Kjo fotografi është bërë me një fotoaparat prej 16 mega pikselësh. Unë isha duke pirë duhan, por isha nja dhjetë metra larg. Edhe pse disa thonë se kjo që shihet në foto është tym i cigares, një fotograf profesional ka thënë se substanca që shihet nuk është tym, ujë, apo ndonjë mjegull. Ai nuk e dinte se çka ishte ajo”, thotë gruaja. Disa njerëz mendojnë se pamja në foto është shkaktuar nga ndonjë fije sintetike, e cila kishte mbetur në objektivin e fotoaparatit, por gruaja insiston se ka fotografuar fantazma.

(Kosova Sot)