Dëshmi të jashtëzakonshme rreth ekzistimit të alienëve

  • 30 November 2015 - 09:41
Dëshmi të jashtëzakonshme rreth ekzistimit të alienëve

Skeptikët dhe ithtarët e ekzistimit të alienëve vazhdimisht debatojnë rreth ekzistimit të jetës inteligjente jashtë Tokës

UFO-t përgjatë historisë

George Bernard Shaw njëherë kishte thënë: 'Nga historia kemi mësuar se asgjë nuk kemi mësuar nga historia'. Ky citat shkon në favor të të dhënave, të cilat flasin se fenomeni i UFO-ve ekziston prej se ekziston edhe civilizimi njerëzor. Sot, duke folur rreth UFO-ve, janë të shumtë ata që thonë se bëhet fjalë për testimin e avionëve të rinj, apo armëve sekrete të ushtrisë amerikane, por ky shpjegim nuk mund të përdoret gjatë kohës kur ende nuk kishte fluturake dhe kur njeriu ende nuk mund të fluturonte.

Piktura “Madonna with Saint Giovannino”, të cilën Domenico Ghirlandaio e kishte bërë në shekullin XV, ka nxitur debate të shumta. Në fakt, në këndin mbi supin e Shën Marisë shihet diçka si UFO, e në atë UFO shikon një njeri, që gjendet po ashtu në pikturë. E, ky nuk është shembulli i vetëm i këtillë.

Astronautët kanë parë UFO

Tri ditë pas qëndrimit në “Apollu 11”, astronautët ia kishin bërë bazës një pyetje të çuditshme: 'A e dini se ku gjendet S-4B në raport me ne?' Arsyeja e kësaj pyetjeje ishte se afër tyre ishte duke lëvizur diçka, e që shihej qartë se nuk ishte pjesë e raketës.

Ekuipazhi nuk deshi që ta bënte të madhe këtë punë, për shkak se kishin frikë se do të krijohej panik dhe se kontrolluesit e fluturimit do t’i udhëzonin astronautët që të hiqnin dorë nga misioni.
'Ne të tre nuk donim të thoshim: Hej, Houston, diçka po lëviz me ne, e ne nuk e dimë se çka. Ata do të kërkonin që ne të ktheheshim', kishte deklaruar më vonë Buzz Aldrin.

“Wow”

Në universitetin shtetëror Ohajo, në vitin 1977, radioteleskopi “Big Ear” kishte regjistruar një sinjal jo të rëndomtë. “Big Ear” përdor numrat dhe shkronjat për ta përcaktuar fuqinë e sinjalit. '0' – një zhurmë e parëndësishme dhe 'Z' – një radiosinjal i fortë. Astronomi dhe doktori Jerry R. Ehman ka studiuar të dhënat nga radioteleskopi dhe aq shumë ishte tronditur, saqë kishte shkruar: ‘Wow!' Transmetimi kishte zgjatur 37 sekonda dhe vinte nga një vend i zbrazët i gjithësisë. Disa mundoheshin ta shpjegonin këtë sinjal, por ishte e qartë se sinjali kishte një frekuencë, e cila në tokë është e ndaluar të përdoret. Meqë zëri kishte prejardhje jashtë Tokës, si dhe që në afërsi nga vinte zëri, nuk kishte yje, atëherë shpjegimi i vetëm ishte se zëri vinte nga ndonjë fluturake.

 

Image

 

Radiosinjali i SETI-t, shkurt 2003

Më shumë se 20 vjet SETI (search for extraterrestrial intelligence – kërkimi për jetë inteligjente jashtë Tokës) kishte bërë “kërdinë me sinjalet e jashtëtokësorëve. Në vitin 2003 ai ishte përdorë për hulumtimin e pjesëve nga të cilat më pas kishin arritur radiosinjalet e pashpjegueshme. Është zbuluar edhe një sinjal tjetër i radios, i cili ishte më i fortë sesa ai parapraku.

Sinjali vinte nga hapësira ku nuk kishte planetë e as yje. Ai sinjal ishte zbuluar tri herë dhe ishte dëshmia më e mirë e ekzistimit të jetës jashtë Tokës.

(Kosova Sot)