Cleveland në finalen e madhe

  • 28 May 2016 - 12:22
Cleveland në finalen e madhe

Vendi i të mëdhenjve është në finale, për të luajtur për unazat, dhe Lebron James është një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave.Me një paraqitje dominuese, 33 pikë, 11 topa të rikuperuar nën tabelë dhe 6 asiste. Mbreti James me shokë ndëshkoi 113-87 Toronton në ndeshjen e 6 të Serisë duke udhëhequr sërish Cleveland në finalen e madhe për titullin.

 

Për 31-vjecarin nga Akron kjo do të jetë hera e 6-të rradhazi, e 7 në gjithë karrierën që shkon në finale.  Në ndeshjen e fundit kundër Raptors ju kujtoi të gjithëve se pse ndihet më i forti i planetit, i pamarkueshëm, lider , i palodhur për të shkatërruar shpresat e Torontos. Ndryshe nga një vit më parë, Mbreti James nuk është vetëm pasi Irving shënoi 30 pikë dhe 9 asiste në triumfin ndaj Torontos, Love shtoi 20 pikë, 12 topa të rikuperuar dhe shumë grintë. Është e 6-ta herë në këtë Playoff që tre të mëdhenjtë e Cavaliers shënojnë nga të paktën 20 pikë në të njëjtën ndeshje, kushdo që do t’ju dalë përpara në finale është i paralajmëruar.

 

Toronto gjithsesi meriton duartrokitje, pasi Air Canada Center nuk u boshatis as në minutat finale, kur ndeshja ishte vendosur, me publikun që gjithsesi përshëndet skuadrën që realizoi 56 fitore në sezonin e rregullt, por si gjithë skuadrat e tjera të Lindjes nuk ja doli përballë superfuqisë së Cavaliers, pavarësisht 35 pikëve të Kyle Loëry në ndeshjen e fundit, 12 prej të cilave në 100 sekondat e fundit të periodës së tretë kur u duk se ndeshja edhe mund të rihapej, De Rozan ushqeu shpresat e Raptors duke cuar rezultatin 88-78 kur mbeteshin 10’23” për tu luajtur, por Lebron rinisi spektaklin dhe i ndihmuar nga trepikëshat dhe një Irving i papërmbajsthëm mbylli logaritë me fitoren 113-87, me Cleveland që doli me trofeun e Konferencës së Lindjes dhe tani Lebron shikon më tej, pasi misioni i tij për të cuar një titull në Ohio-n Verilindore, ende nuk është përmbushur. (Kosova Sot)