Konte: Italia pa një numër “10”, por besoj te forca e grupit

  • 29 May 2016 - 17:37
Konte: Italia pa një numër “10”, por besoj te forca e grupit

Ditët e fundit para se të vendosë 23 lojtarët që do të thërrasë për në “Euro 2016”, janë të vështira për trajnerin e Italisë, Antonio Conte, ndërkohë që sot skuadra “azzurre” do të zhvillojë një miqësore me Skocinë. Takim që do t’i japë disa të dhëna trajnerit në zgjedhjet që do të bëjë për të ardhmen. “Kjo ndeshje ka pikërisht atë qëllim, disa ide të qarta për skuadrën që do të shkojë në Europian dhe të bëjmë disa verifikime për punën që kemi kryer. Kam ende disa dyshime për të cilat do të vendos pas ndeshjes. Lajmi i mirë është që Thiago Monta dhe Montolivo kanë dy ditë që stërviten rregullisht dhe janë pjesë e skuadrës”, tha Conte.

Kombëtarja italiane nuk niset si favorite në këtë Europian dhe këtë gjë Conte e di mjaft mirë, ndërkohë që ende nuk ka një lider në mesfushë që të tërheqë skuadrën përpara, ashtu si Pirlo dikur. Conte e di që pa një “numër 10” do të jetë e vështirë në Europian, por ai shpreson te grupi. “Numri 10 i Italisë jam unë. Nuk ka asnjë lojtar tek Italia sot që ta bëjë diferencën tek ku numër. Unë besoj tek grupi dhe jo tek individi. E rëndësishme është që topi të shkojë në rrjetë dhe të fitojmë”, u shpreh trajneri “azzurr”, që në ndeshjen e sotme miqësore ndaj Skocisë ka vendosur të mos ia japë asnjë lojtari fanellën me numrin 10. Në Europian, Italia është në Grupin E me Belgjikën, Republikën Çeke dhe Suedinë.

(Kosova Sot)