Van Gal ndihet i tradhtuar, thikë pas shpine nga Mourinho dhe Man. UTD

  • 29 May 2016 - 18:50

rajneri i shkarkuar i Manchester United është duke zierë nga inati për mënyrën se si miku i tij i vjetër e zëvendësoi në “Old Trafford”. Një burim pranë LVG thotë: “Loius ndihet i tradhtuar nga mënyra se si Jose i zuri vendin dhe nga mënyra se si u shkarkua. Ai nuk besonte se do të shkarkohej pas fitores së FA Cup dhe tashmë ka kuptuar se historia ishte shkruar që në dhjetorin e kaluar. Loius ndihet sikur i kanë ngulur thikën pas shpine nga Jose…dhe nga klubi.”

Van Gaal dhe Mou shkëmbenin mesazhe rregullisht deri në fazën e dytë të sezonit. Dhe miqësi nuk ka më midis tyre. Van Gaal momentalisht është duke shijuar disa ditë pushimi në shtëpinë e tij në Portugali. “Vetëm kur i erdhi një mesazh nga pronari i klubit një ditë pasi kishte fituar FA Cup, e mori vesh që koha e tij kishte mbaruar. Holandezi kishte kontakte të vazhdueshme me pronarin e klubit por kohët e fundit vizitat ishin rralluar. Gjithashtu Van Gaal ka ndërprerë miqësinë e tij me Jose Mourinho.

(Kosova Sot)