Agolli: Rivalët në Europian jo më të fortë se në eleminatore

  • 31 May 2016 - 15:20
Agolli: Rivalët në Europian jo më të fortë se në eleminatore

Që kjo është vera më e bukur në historinë e futbollit shqiptar kjo nuk diskutohet, por kuqezinjtë tanë premtojnë ta bëjnë të paharrueshme. Në cdo konferencë për shtyp dëgjohet fjalia se kjo skuadër mund të kalojë fazën e grupit, pavarëisht se përballë janë skuadra si Franca vendi organizator apo Zvicra dhe Rumania. Burimin se nga vjen ky besim i madh për një kualifikim të mëtejshëm e sjell nga Austria në konferecnën për shtyp, Ansi Agolli.

“Nëse bëjmë të njëjtën lojë si në eleminatoret e europianit atëhere  kemi mundësi të mëdha të kalojmë grupin, sepse skuadrat që kemi përballë nuk kanë ndryshime me ato që kishim në eleminatore.”

Nuk është vetëm argumenti mbi fortësinë e kundërshtarit që mund të sjellë suksesin e kombëtares shqiptare. Mbi të gjitha ajo që bie në sy është harmonia e madhë që ekziston në grupin e futbollistëve, cka shihet edhe në faktin që gjithkush ndjen keqardhje për 4 futbollistët që De Biasi do të lërë në shtëpi.

“Ekipi ka nevojë për sa më shumë harmoni. Kemi entuziazëm që na ndihmon të jemi pranë njëri tjetrit. Mendoj se ka larmi moshe dhe karakteresh në skuadër. Mundohesh të përshtatesh në mënyrë që të ecim sa më mirë bashkë dhe ia kemi arritur. Ne jemi një grup prej 30 lojtarësh që kemi afrimitet të madh. Mendoj se të gjithëve na vjen keq për ata që do të largohen dhe do të jetë emocionuese. Të gjithë do të ndjejnë keqardhje.”

Ansi Agolli është një nga futbollsitët më të vlerësuar tek skuadra e tij Qarabak, me të cilën fitoi titullin dhe kupën. Në muajin tetor mëngjarashi do të mbushë 34 vjec, teksa nuk përjashton një rikthim në kampinatin shqiptar, me skuadrën e zemrës Tiranën. Por në fillim duhet të përmbushë misionin me kampionen e Azerbaixhanit.

“Vit i gjatë dhe impenjues me shumë ndeshje, realizuam objektivat. Pas europianit janë eleminatoret e champions të cilat vlejnë shumë për klubin. Tiranën e mendoj pasi është skuadër që më ka dhënë shumë. Kam edhe një vit kontratë dhe kemi një objektiv madhor për të hyrë në grupet e champions. E shoh të ardhmen për momentin këtu. Ka mundësi kampionati shqiptar pavarësisht problemeve, prodhon patjetër lojtarë madje do të ketë edhe në të ardhmen. Si cdo shqiptar edhe Agolli ka skuadrën e tij të preferuar në një eveniment të tillë, por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Deri para dy vitesh kam qënë me gjermaninë. Nuk e fsheh që për një lojtar që ka luajtur kaq vite të jetë i lumtur që jam pjesë e këtij grupi.”

(Kosova Sot)