Talenti shqiptar, në radarin e turqve

  • 23 July 2016 - 10:14
Talenti shqiptar, në radarin e turqve

Mesfushori shqiptar, Jurgen Bardhi, është një nga talentet më të vlerësuar në kampionatin shqiptar. Nga ai pritet një shkëlqim jo vetëm te skuadra e Partizanit, i cili veç po e bën këtë, por edhe te skuadrat e mëdha që shumë shpejt pritet të bëhet pjesë e tyre.

18 vjeçari, i cili u aktivizua në ndeshjen ndaj Ferencvaros-it në kuadër të Ligës së Kampionëve, pati një paraqitje të mirë dhe kjo bëri që të mos i mungojnë ofertat, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

Ditët e fundit, në klubin e kuq, i cili ka në pronësi edhe kartonin e futbollistit, ka ardhur një ofertë nga skuadra turke e Rizespor-it. Këta të fundit mësohet të kenë avancuar në bisedimet me përfaqësuesit e futbollistit, por mbetet për t’u parë qëndrimi që do të mbajnë drejtuesit në lidhje me lojtarin.

Nuk bëhen të ditura detaje në lidhje me ofertën e turqve, por duket se dhe dëshira e vetë futbollistit është që të luajë jashtë vendit. 

(Kosova Sot)